Këngëtarja e mirënjohur, Myleene Klass u fejua me partnerin e saj, Simon Moston, pasi ai i propozoi në pesëvjetorin e lidhjes së tyre. Ai i kishte propozuar në një mënyrë të veçantë, duke u përkulur në këmbë në një kopsht, ku ai e dekoroi sikurse restauranti ku ishin takuar.

Detajet e shumta nga fejesa e tyre këngëtarja i ka bërë të ditura për revistën “Hello!”. “Në fillim mendova se po bënte shaka. Por pastaj e kuptova se është e vërtetë. Mbeta pa fjalë”, deklaroi ajo mes tjerash.

 

View this post on Instagram

 

EXCLUSIVE: Myleene Klass is engaged to her partner Simon Motson! LINK IN BIO to see the ring 💍♥️

A post shared by HELLO! Magazine (@hellomag) on

Klass dhe Motson filluan lidhjen në vitin 2015, pasi u nda nga bashkëshorti i saj, Graham Quinn në vitin 2012. Klass ka dy vajza me Quinn, Avan dhe Heron. Ndërsa Motson ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e tij.

Klass dhe Motson u bënë me fëmijë në vitin 2019./21Media