Pandemia i ka prekur shumë edhe artistët, meqë u janë anuluar koncertet, ahengjet apo evenimentet e ndryshme. Madje disa nga ta edhe kanë kundërshtuar masat e Qeverisë.

Por këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu në “21 Gradë” në RTV21 tha se edhe përkundër faktit se iu kanë anuluar koncertet e eventet e ndryshme, ai s’e ka përmendur këtë gjë. Thotë se kategoritë tjera janë më të prekur nga pandemia sesa këngëtarët.

“Asnjëherë s’e kam përmendur, nuk e kam përmendur. Nuk guxoj ta përmendi që s’kam mbrëmje, çka ka lidhje. Çka t’ju bëjmë njerëzve të gastronomisë, çka t’ju bëjmë banakierëve, kamarierëve, bujqve që prodhojnë prodhime e pemë që shkojnë në salla ku mbahen dasma, çka t’ju bëjmë atyre që kanë pula e mishëra. Çka me ju bë atyre, ata kanë mbetur pa asnjë gjë, për ta është keq. Njerëzit e kanë humbur edhe sensin për me përceptua diçka që është sëmundje kjo. Por ne duhet ta kuptojmë shpirtin e tyre se duhet mbajtur familja. E jo ne këngëtarët të ankohemi se u bë kiameti, çka me iu bë njerëzve tjerë që për kafshatë të gojës po luftojnë e po punojnë.”, deklaroi ai./21Media

#21Gradë #SabriFejzullahu: S’duhet ne këngëtarët të ankohemi se u bë kiameti, çka me iu bë njerëzve tjerë që për kafshatë të gojës po punojnë

#21Gradë #SabriFejzullahu: S’duhet ne këngëtarët të ankohemi se u bë kiameti, çka me iu bë njerëzve tjerë që për kafshatë të gojës po punojnë

Posted by RTV21 on Friday, July 24, 2020