FemArt për Vjosën: Skena artistike humbi një nga gratë më të çmuara

Sot(23 qershor) ka vdekur producentja shqiptare, Vjosa Berisha.
Lajmin për vdekjen e producentes e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, regjisori Fatos Berisha.
Edhe Festivali FemArt shprehu ngushëllime për vdekjen e Berishës.
“Jemi thellësisht të prekur me vdekjen e mikes, artistes e gruas së guximshme, Vjosa Berisha. Skena artistike, shoqëria e shteti ynë ka humbur një nga gratë më të çmuara. Si grua autentike, dhe producente Vjosa shtroi rrugën për gratë e tjera në industrinë e filmit dhe atë kreative.  Me angazhimin e saj artistik për më shumë se dy dekada në industrinë e filmit Vjosa do të mbetet përherë një inspirim për ne dhe gjeneratat e reja. Artpolis dhe FemArt shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha dhe Istrefi, komunitetit artistik dhe bashkëpunëtorëve të saj. Pusho në paqe shpirt i bardhë!”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button