Fëmija i infektuar nga ethet e minjve në gjendje të rëndë

Në Kosovë sot është shënuar rasti i parë i infektimit me ethet e minjve. Për protalin rtv21.tv Infektologu Arben Vishaj ka treguar se pacienti i prekur nga këto ethe është një fëmijë 8 vjeçar.
Ai ka treguar se gjendja e fëmijës është e rëndë por stabile.
“Për momentin gjendja e fëmijës është stabile por edhe më tutje është e rëndë. Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve”, ka thënë Vishaj.
Infektologu gjithashtu ka bërë të ditur se në ditët e fundit kanë pasur edhe dy raste të tjera por që kanë përfunduar mirë.
Vishaj u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike./21Media 

Back to top button