Video e cila ishte shpërndarë në “Snapchat”, kuptohet se është filmuar në autostradën M1 afër Dungannon në Irlandë.

Në këtë video shihet një djalë i ri në vendin e shoferit të një kamioni, me sa duket duke e drejtuar automjetin ndërsa ecën përgjatë autostradës.

I riu është aq i vogël sa është i detyruar të ulet në buzë të sediljes së shoferit, transmeton rtv21.tv.

Video me tetë sekonda ka nxitur një hetim policor pasi përdoruesit e mediave sociale e përshkruan incidentin si tronditës.

Një burrë i cili është duke filmuar pamjet, dëgjohet në sfond duke biseduar me fëmijën, duke i thënë të riut të ‘mbajë’ timonin pasi kamioni filloi të shkelte në një shirit në anën e majtë të kamionit.

Policia konfirmoi se po bënte hetime për incidentin./21Media