Fëmija ra nga vetura, e ëma u shfaq 20 minuta më vonë

Fëmijës i doli në ndihmë një shofer

Një vajzë e vogël u rrëzua nga vetura në qytetin Mankato të shtetit amerikan të Minesotës, mesditën e së hënës.

Siç raportojnë mediat e huaja, fatmirësisht, një shofer e vërejti atë në rrugë dhe u ndalë për ta kontrolluar atë.

Veturën po e drejtonte e ëma e vajzës, e cila u shfaq në vendin e ngjarjes 20 minuta më vonë, kur e kuptoi se fëmija po mungon.

Sipas policisë, vajza ishte e lidhur me rripin e ulëses, por ulësja nuk ishte e lidhur me ulësen e veturës. Ende nuk po dihet se si u hap dera e veturës.

Mjekët konfirmuan se vajza nuk ka marrë lëndime.

Ndërkaq, përfaqësuesit ligjor po e akuzojnë të ëmën për rrezikim të fëmijës./21Media

Back to top button