Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një i dyshuar i mitur, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një vajzë po ashtu të mitur.

Rasti i cilësuar si bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare, ka ndodhur dje në orën 00:00 në Pejë, shkruan rtv21.tv.

Sipas policisë, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media