Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 29 raste të reja me koronavirus, prej tre 13 janë vetëm në komunën e Prishtinës. I pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti bëri të ditur se këto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të rasteve të prekura me koronavirus (që u konfirmuan të dielen).

I pari i Prishtinës njoftoi se fëmijët e çerdheve që janë testuar dolën negativ. Konfirmoi se çerdhet “Lulevera” dhe “Buzëqeshja” në kryeqytet do të rihapen pa klasët e testuara.

“29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielen keto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bo tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetëizolim dhe ndalesë e përhapjes. Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara. Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska.”, shkroi Ahmeti në Facebook./21Media