Fëmijët e dëshmorëve me lehtësira për regjistrim në fakultete

UP “Hasan Prishtina” këtë vit pritet që të pranojë rreth 7 mijë studentë

Edhe sivjet sikurse vitin që shkoi të vetmit që do të kenë lehtësime nga radhët e kategorive të dala nga lufta, lehtësime në regjistrim do të kenë vetëm fëmijët e dëshmorëve, por jo edhe nga kategoritë tjera.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema tha se në të gjitha drejtimet nga numri i përgjithshëm të studentëve që regjistrohen , 2 për qind prej tyre do të jenë fëmijë të dëshmorëve të UÇK-së.

“Edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar do të pranojmë, në qoftë se e aprovon ministri kërkesën tonë…., nëse e aprovon ne do të regjistrojmë vetëm dy për qind të numrit sipas programeve, sipas numrit të fëmijëve të dëshmorëve, jo të kategorive të tjera, jo të veteranëve, jo të invalidëve, përpos fëmijëve të dëshmorëve”, tha Dema.

Sipas rektorit të UP-së të gjithë ata studentë- fëmijë të dëshmorëve do të kenë pragun prej 30 për qind për pranim në Universitet.

“Themi nëse konkurrojnë në një program studimor ose në një fakultet ku pranohen 400 studentë, do të thotë 2 përqindëshi i 400 studentëve pranohen prej tyre, jo më tepër, më të mirët mund të jenë, mund të jenë 100 që konkurrojnë në mjekësi apo fakultet të edukimit katër të parët. Pjesa tjetër që mbesin nëse do të kenë vende të lira dhe që i plotësojnë kriteret, e kalojnë pragun pastaj do të ju japim shansin të regjistrohen në fakultete tjera. Jemi shumë të interesuar që kësaj kategorie mbi bazën e këtyre kritereve të ju ndihmojmë që të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës”, tha Dema.

Me këtë vendim të UP-së nuk janë të kënaqur përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Ata thonë se me UP-në kanë një memorandum mirëkuptimi por që nuk është duke u zbatuar.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari tha për KP se do të takohen me rektorin Dema ku do të merren vesh për formën e ndihmës për fëmijët e dëshmorëve.
të Prishtinës, sepse kërkesa jonë është që tu krijohet mundësia për tu regjistruar studentëve për tu integruar si gjithë studentët e tjerë”, tha Jashari.

Sa i përket numrit të studentëve , fëmijë të dëshmorëve, Jashari tha se do të jetë një numër shumë i vogël duke e pasur parasysh se ata tashmë janë gjenerata e fundit e 18 vjeçarëve.

Deri para dy vitesh në Universitetin e Prishtinës fëmijët –studentë që i kanë takuar kategorive të dala nga lufta janë regjistruar në UP në bazë të një memorandumi mes shoqatave të luftës dhe UP-së qysh në vitet e para të pasluftës.

Back to top button