Fëmijët e artistit të mirënjohur, Sabri Fejzullahut thanë fjalë të mëdha për babain e tyre, të cilët edhe e emocionuan me fjalët drejtuar atij.

Djali i madh i Sabriut, Armendi mbrëmë në emisionin “Qejfe Qejfe kjo dynja” të RTV21 u shpreh se Sabriu u ka lënë virtyte të mëdha, i ka mësuar çka është puna e modestia.

“Me që t’thanë t’du është e paktë, po me t’vërtetë t’du shumë edhe mburremi kush je”, shtoi ndër të tjera Armendi, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, vajza e këngëtarit, Bulëza u shpreh se është e bekuar që ka baba Sabri Fejzullahun. Ajo tha se gjithmonë babain e ka pasur mbështetësinë më të madh në jetë./21Media