Fëmijët përreth Britanisë së Madhe po përballen me probleme mendore, përfshirë stresin post-traumatik, për shkak të pandemisë, thuhet në një njoftim. Thuhet po ashtu që fëmijët po përballen me ankth për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre, po ashtu po përballen edhe me izolim shoqëror dhe uri, thotë Childhood Trust.

Fëmijët e varëfer që nuk kanë internet në shtëpi, po privohen edhe nga mësimet online, meqë shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Pak janë në gjendje tu qasen terapive.

Siç raporton BBC, mësuesit paralajmërojnë se kjo do të çojë në pabarazi të ngushta midis tyre dhe shokëve të klasës nga familje më të pasura./21Media