Ish-astronautja e NASA-s, Kathy Sullivan, e cila tashmë ka bërë histori me shkuarje në Gjithësi, kaloi edhe një sfidë, por kësaj radhe në Oqean.

68 vjeçarja, e cila po ashtu është gjeologe, është femra e parë amerikane që shkoi në Gjithësi, ndërkaq tani, ajo u fut edhe në Challenger Deep, në Oqeanin Paqësor, duke u bërë kështu femra e parë që besohet se ka kaluar këtë sfidë.

Ajo u fut në thellësi të Mariana Trench, Chalenger Deep, që është pjesa më e thellë e oqeaneve të Tokës, përcjell rtv21.tv

Më saktësisht, Challenger Deep është pika më e thellë e njohur në hidrosferën e shtratit të ujit, thellësia e të cilës arrin filluar nga 10 mijë e 902 deri në 10 mijë e 929 m.

Sullivan, tani veterane për tri misione në Gjithësi, mendohet se është personi i tetë në këtë udhëtim në thellësi të Oqeanit.

Sullivan në këtë thellësi u fut me nëndetësen e teknologjisë së lartë, të quatur “Limiting Factor” me të cilën tashmë janë bërë vizita në pikën më të thellë në pesë oqeane të Tokës. Në këtë rrugë, atë e shoqëroi piloti Victor Vescovo./21Media