Bukuroshja nga Kosova shfaqet bukur me kozmetikën e Rihanna-s

Bukuroshja nga Kosova shfaqet bukur me kozmetikën e Rihanna-s

Modelja e njohur shqiptare, Alba Hoti me apo pa makijazh, gjithmonë duket bukur dhe nuk heziton të publikojë fotografi nga përditshmëria e saj. Thjeshtësia e bën atë edhe më të veçantë.

Por, kjo bukuri nuk është parë vetëm nga ju, vëmendje ka marrë edhe nga faqja zyrtare e FentyBeauty e Rihanna-s e cila ka më shumë se 8.7 milionë ndjekës.

Në këtë faqe është postuar një foto e modeles kosovare e cila kishte bërë makijazh me kozmentikën e kompanisë së këngëtares me famë botërore, Rihanna.

Modelja së fundmi ka bërë një shooting për dizajneren e Kosovës, Saime Buleshkaj dhe me fotografin Jeton Bylykbashi. Së shpejti do të dal fotosensioni i saj./21Media