Pas lajmeve shokuese që Lionel Messi do të largohet nga Barcelona këtë verë, Rio Ferdinand u ka dërguar fansave një mesazh në lidhje me të ardhmen e Messit. Përmes një shkrimi ai ka pohuar se Messi mund të transferohet në Premier Ligë.

“Dëgjova se Frank Lampard ka hyrë në garë për transferimin e Messit. Do të jetë një afat i mrekullueshëm kalimtar nëse ia del me sukses”, shkroi ai.

Sipas mediave spanjolle, Messi njoftoi përmes zyrës postare spanjolle, se dëshiron të largohet nga Barcelona.