Tani Ferizaj ne vendin e pare ne Kosove per nga numri i te infektuareve me coronavirus

Tani Ferizaj ne vendin e pare ne Kosove per nga numri i te infektuareve me coronavirus

Rezultatet e pranuara pak çaste më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, konfirmuan se edhe 35 ferizajas janë të infektuar me virusin COVID-19 duke çuar numrin e përgjithshëm në Ferizaj në 55, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Të gjithë personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë kontakte familjare, kolegë e kontakte të këtyre të fundit palë të treta nga rastet e fundit të konfirmuara pozitive me virusin COVID-19.

Këto rezultate vendosin Ferizajn në mesin e komunave ku ekziston numri më i lartë i të infektuarve me COVID-19./21Media