Komuna e Ferizajt e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike.

Përdorimi i mjeteve piroteknike sipas urdhëresës ndalohet deri më 15 janar 2021. Kështu ka njoftuar komuna e Ferizajt.

Përjashtim bëhet më 31 dhjetor nga ora 23:00 e deri më 00:30 të datës 1 janar.

“Komuna e Ferizajt, përmes urdhëresës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike. Me urdhëresën e nxjerr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nga dita e sotme e deri më 15 Janar 2021, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe, tregje. Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Inspektorati i Komunës. Përjashtim nga kjo urdhëresë, bën data 31 Dhjetor 2020 përkatësisht orari nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 1 Janar 2021”, thuhet në njoftimin e komunës.

Përdorimin e mjeteve piroteknike e kanë ndaluar për një periudhë të caktuar edhe komuna e Prishtinë, Prizrenit dhe ajo e Drenasit./21Media