Që nga 13 marsi i këtij viti futbolli kosovar po vazhdon të jetë i izoluar si rezultat i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kjo pandemi ka bërë që edhe pas dy muajsh futbolli kosovar mos të ketë një datë të rinisjes.

Përkundër rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë që sportistët e klubeve kosovare mos të stërviten në grupe, kjo gjë nuk është përfillur nga disa skuadra të Superligës së Kosovës.

Madje së fundi janë publikuar disa imazhe ku disa prej ekipeve të Superligës kanë filluar fshehurazi të stërviten në fusha të ndryshme sportive.

Ndaj këtyre veprimeve ka reaguar skuadra e Ferizajt e cila ka kërkuar nga klubet tjera të Superligës t’u përmbahen vendimeve shtetërore lidhur me pandeminë COVID19.

”Klubi jonë FC FERIZAJ reagon ndaj klubeve që kanë filluar me stërvitje ekipore kur ende nuk ka asnjë vendim për datën e fillimit të stërvitjeve në grupe dhe as nëse do të vazhdojë apo jo kampionati kjo për FC Ferizaj është e pakuptimtë që disa klube kanë filluar që të mbajnë stërvitje ekipore .
Kërkojmë nga klubet që t’u përmbahen vendimeve të FFK-së dhe rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe t’i ndërpresin menjëherë stërvitjet ekipore
”, thuhet në reagimin e tyre.