Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me kryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi dhe ish-kryetarin e kësaj Federate, Shkelzen Domi, kanë vizituar sot punimet që po bëhen për ndërtimin e fushave të tenisit dhe pingpongut në afërsi të Palestrës Sportive në Ferizaj.

Në njoftim bëhet e ditur se punimet tashmë kanë arritur në një stad përfundimi të konsiderueshëm dhe edhe pak javë të rinjtë e të reja, edhe moshat tjera do të shkelin tapetin e fushave të tenisit në një ambient të re-vitalizuar, me infrastrukturë moderne si dhe fushat e gjelbra çlodhëse përskaj këtij kompleksi të ri sportiv.

Projekti në fjalë e shndërron Ferizajn në qendër të re të këtij sporti, e mungesën e së cilave për dekada me radhë u përkujdes ta përmbushë qeverisja e tanishme lokale që ka orientuar këtë investim në dobi të sportit lokal.