Ky investim do  të realizohet sipas standardeve më të larta infrastrukturore të bazuara në modelin evropian

Ky investim do  të realizohet sipas standardeve më të larta infrastrukturore të bazuara në modelin evropian

I pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me zyrtarë komunal të sportit kanë pritur në takim sekretarin e Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti me bashkëpunëtorë.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte ndërtimi i pishinës gjysmë olimpike në Ferizaj, financim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Federata Ndërkombëtare e Notit, investim ky që do të realizohet sipas standardeve më të larta infrastrukturore të bazuara në modelin evropian.

Sipas kumtesës për media dërguar nga komuna, sekretari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti i prezantoi Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu projekt propozimin për këtë pishinë duke dhënë detajet e nevojshme teknike dhe infrastrukturore për zhvillimin e sportit të notit.

Me këtë projekt Ferizaj, do të shndërrohet në njërën ndër qendrat më të rëndësishme të notit në Republikën e Kosovës, për të cilën i pari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi edhe drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës por me theks të veçantë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projekt do të nis së realizuari në vitin 2019.