Ferizajasi kapet duke vozitur veturën Audi-Q8 që u vodh në një shtet tjetër

Një veturë e tipit Audi-Q8, e cila është raportuar si e vjedhur në një shtet tjetër, është gjendur nga policia në Ferizaj.

Njësitet policore e verifikuan veturën e vjedhur mesditën e së martës, e cila më pas me vendim të prokurorit u konfiskua.

Vetura ishte në pronësi të një burri në Ferizaj, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti tani është në procedurë hetimore. /21Media

Back to top button