Ademi: Sot i presim rezultatet  e 14 mostrave.-Mitrovica e Jugut pa asnjë rast të konfirmuar me Covid-19 

Ademi: Sot i presim rezultatet  e 14 mostrave.-Mitrovica e Jugut pa asnjë rast të konfirmuar me Covid-19 

I kthehemi serish gjendjes së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.
Ferizaj është komuna me numrin më të madh të të infektuarëve me koronavirus, me gjithsej 90 raste ndërkaq sot priten  rezultatet edhe për 14 mostra  të dyshimta. Zyrtarë të kësaj komune shprehen  të pakënaqur me respektimin e masave kufizuese nga ana e qytetarëve. Ndërsa Mitrovica e Jugut është një nga komunat  me asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Kryetari i kësaj komune  Agim Bahtiri,  tha janë testuar të gjitha qytetarët që kanë kërkuar por që të gjithë kanë dalë negativ. Në komunën e Gjakovës gjendja është e menaxhueshme, por kryetari i  kësaj komune, Ardian Gjini, kërkoi që të rritet numri i testeve. /21Media