Ka shumë mënyra shtëpiake që mund të përdorni për të rigjeneruar flokët tuaj. Dhe një nga teknikat më interesante që mund t’ju ndihmojë është një praktikë që kërkon fërkimin e thonjve tuaj për vetëm 5-10 minuta në ditë. Kjo terapi alternative e refleksologjisë, e njohur gjithashtu si Balayam Yoga, mund të ndihmojë në menaxhimin e problemeve të ndryshme, duke përfshirë humbjen e flokëve dhe zbokthin.

Sipas eskpertëve kinez që merren me nervat e trupit, mbaresat nervore në majë të gishtave janë të lidhura me skalpin e kokës. Kur fërkoni thonjtë tuaj, fërkimi që krijoni ndikon në nervat e kokës. Kjo, nga ana tjetër, rrit rrjedhën e gjakut dhe stimulon rritjen e flokëve.

Specialistët e mjekësisë alternative besojnë se nëse praktikoni fërkimin e thonjve rregullisht, humbja e flokëve mund të ngadalësohet në 3 deri në 6 muaj. Rritja e rrjedhjes së gjakut në skalpin tuaj të kokës mund të ndihmojë gjithashtu në çështje të tjera, të tilla si zbokthi dhe thinjat e parakohshme.

Kur fërkoni në mënyrë aktive thonjtë tuaj, stimuloni trurin që të dërgojë një sinjal për të ringjallur gjëndrat e vdekura dhe të dëmtuara të flokëve. Kjo praktikë, kur kombinohet me ndryshime të tjera pozitive në stilin e jetës tuaj, mund t’ju ndihmojë të rigjeneroni flokët tuaj në 6 deri në 9 muaj.