Ferma Neverland e yllit të ndjerë të pop Michael Jackson thuhet se i është shitur një investitori miliarder për një të katërtën e çmimit fillestar të kërkuar.

Ron Burkle, një ish mik i Jackson, kohët e fundit bleu pasurinë në Los Olivos, të Kalifornisë, tha zëdhënësi i tij.

Ai pagoi 22 milionë dollarë për Neverland, njoftoi Wall Street Journal , duke cituar të dhënat publike dhe tre njerëz të njohur me marrëveshjen, transmeton rtv21.tv.

Prona prej 2,700 hektarësh u rendit për herë të parë për 100 milionë dollarë në vitin 2015.

Që atëherë Neverland, në veri të qytetit Santa Barbara, ka qenë në dhe jashtë tregut, i listuar së fundmi vitin e kaluar për çmimin më të ulët prej 31 milionë.

Jackson fillimisht pagoi rreth 19.5 milionë dollarë për Neverland, të cilin ai e quajti me emrin e një ishulli imagjinar, ku fëmijët nuk rriten kurrë në historinë e Peter Pan të JM Barrie.

Këngëtari bleu Neverland në vitin 1987, duke e bërë atë shtëpinë e tij gjatë kulmit të famës së tij.

Ai e shndërroi fermën në një kompleks argëtimi, duke ndërtuar një kopsht zoologjik dhe një panair në vend, ku argëtonte rregullisht fëmijët dhe familjet e tyre.

Në vitet 1990 dhe 2000, Neverland u bë qendra e hetimeve të ndryshme në lidhje me akuzat e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve kundër Jackson. Jackson mohoi akuzat nga prokurorët e Santa Barbara se ai kishte përdorur Neverland si një botë fantazie.

Në vitin 2005, Jackson u gjykua dhe u lirua nga akuzat që ai abuzoi me një djalë 13-vjeçar në fermë.

Jackson nuk u kthye më në Neverland. Katër vjet më vonë, në qershor 2009, Jackson vdiq në një shtëpi tjetër në Los Angeles pasi pësoi një arrest kardiak të shkaktuar nga një mbidozë e drogës.

Që nga vdekja e tij, Jackson ka qenë subjekt i akuzave të abuzimit të mëtejshëm, përfshirë ato të bëra në një dokumentar të quajtur Leaving Neverland në 2019./21Media