Mesfushori i Cityt nënshkruan kontratë një vjeçare

Mesfushori i Cityt nënshkruan kontratë një vjeçare

Futbollisti Brazilian Fernandinho do jetë pjesë e Manchester Cityt edhe për një vit. Ai sot ka vazhduar kontratën e tij me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2021.

Lojtari u shpreh i lumtur me vazhdimin e kontratës dhe shprehet falënderues për shokët e klubit të tij.

“Faleminderit Zotit për gjithçka. I jam shumë mirënjohës shokëve të mi të skuadrës. Pa ata, kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur, kështu që falënderime të sinqerta për secilin prej tyre. Unë kam shijuar çdo sekondë të kohës time në City”, ka shkruar lojtari në twitter.

Pjesë e Manchester Cityt Fernandihno është tash e shtatë vite. /21Media