Fernando Alonso mund të bëjë një rikthim sensacional në Formula 1. Shefi i Renaultit, Cyril Abiteboul, i ka thënë stafit të tij se është duke u angazhuar që piloti spanjoll të jetë në këtë skuadër në vitin 2021.

Alonso e ka drejtuar Renaultin në gjashtë sezone, gjatë viteve 2003-2009 duke e fituar dy herë titullin.

38-vjeçari është jashtë kampionatit automobilistik qëkur u largua nga McLareni në fund të vitit 2018, mirëpo asnjëherë nuk e ka mohuar një rikthim të mundshëm.