Fero ju kërkon falje fansave për këtë arsye
6 Korrik 2020
Kënga “Tupac” e reperit të mirënjohur shqiptar, Fero, ishte paraparë të publikohej sot. Mirëpo rep-artisti ka vendosur ta shtyej publikimin e këngës deri më 8 korrik.
Për këtë arsye reperi u ka kërkuar falje fansave të tij dhe u ka dhënë edhe një spjegim.
“Ju kerkojm falje kejtve qe po duhet me shty muziken , muzika sdel neser .. po del masneser mas 12 tnates e kom DITLINDJEN ( 8 KORRIK )”, ka shkruar ai në Instagram.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Fero për fansat e tij./21Media