Fero po vjen me album të ri
31 Gusht 2020
Rep-artisti i njohur, Fero, ka paralajmëruar fansat për albumin e tij të radhës, shkruan rtv21.tv
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka treguar se albumi do të mbajë titullin “Goat”.
“Zyrtare emri Albumit ‘GOAT'”, ka shkruar Fero në Instagram.
Ndryshe, “2PAC” titullohet projekti i fundit muzikor nga Fero. Kënga e publikuar në muajin korrik deri tani ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media