Feronikeli e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll. Mevlan Zeka ishte heroi i Niklit në këtë ndeshje me dy golat e tij.

Nikli kaloi në epërsi në minutën e 7’ me Mevlan Zekën në minutën e 7’. Rezultatin e barazoi Ersil ymeri pas asistimit të Arbnor Ramadanit në minutën e 19’. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Behar Maliqi shkaktoi penalltinë në minutën e 80’ pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Albert Dabiqajt. Mevlan Zeka e konkretizoi në gol penalltinë e fituar nga Dabiqaj në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli pozicionohet në vendin e pestë me 43 pikë. Kurse Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 37 pikë./kallxo.com