Feronikeli ka njoftuar se mbrojtësi Përparim Islami e ka rinovuar kontratën.

Islami ishte pjesë e Feronikelit, mirëpo edicionin e kaluar këputi ligamentin në përballjen ndaj Ballkanit duke humbur tërë edicionin.

Ndërsa, sot (e diele) lojtari ka rinovuar kontratën me FC Feronikelin, skuadër e cila i ka paguar të gjitha shpenzimet në operimin e Islamit.

Klubi nga Drenasi nuk e ka treguar për sa vite ka rinovuar lojtari, i cili muajin e kaluar ishte i lidhur me transferimin të rivali FC Ballkani.