Klubi i futbollit të femrave, Feronikeli ka marrë vendim të largohet nga garat e Superligës së Kosovës. Kjo u bë e ditur nga vet klubi nga Drenasi, duke bërë publike letrën e tërheqjes, të cilën e kanë dërguar në organet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ky vendim sipas drejtuesve të klubit është marrë pas refuzimit të ankesesë për rezultatin e ndeshjes KFF Mitrovica – KFF Feronikelit, shkruhet ndër tjerash në këtë letër.

Me keqardhje e kemi pranuar vendimin e datës 14.07.2020, ku në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, refuzohet ankesa jonë që ka të bëjë me rezultatin e ndeshjes KFF Mitrovica – KFF Feronikeli. Klubi i Futbollit të Femrave Feronikeli, ka qenë i vetmi klub që i ka bërë ballë “monopolit” të krijuar nga KFF Mitrovica në Ligën e Femrave dhe gjatë gjithë kohës kemi bërë paraqitje me dinjitet dhe zhvillim tejet sportiv të lojës në Ligën e Femrave, duke u bërë shumë shpejt shembull edhe për skuadrat tjera dhe atraksion nëpër mediet e huaja dhe vendore. Kemi arritur të grumbullojmë futbolliste tejet të talentuara në radhët tona, duke kontribuuar në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë, që për fat të keq ende nuk është në nivelin e dëshirueshëm. Jemi të vetëdijshëm që situata me pandeminë COVID-19 e ndryshoi rrjedhën e jetesës, e patjetër edhe rrjedhën e garave në Ligë. Edhe pse të pakënaqur, pranuar që të zhvillohet një ndeshje, dhe atë me vazhdime edhe pse vajzat nuk kanë qenë të përgatitura për një ndeshje 120 minutëshe (duke llogaritur që të gjitha Federatat e shteteve të zhvilluara kishin anuluar ndeshjet me vazhdime shkaku i kohës së shkurtër për përgatitje). Kemi pranuar që ndeshja të zhvillohet në Mitrovicë, pavarësisht faktit që ka qenë një ndeshje finale, por duke e ditur që ndeshja në Drenas tashmë ishte zhvilluar, ne nuk ankuam asnjëherë për lokacionin e këtij takimi final. Ndoshta ky edhe ishte gabimi ynë më i madh, por i besuam zhvillimit fair play të futbollit dhe po ashtu i besuam organizimit të FFK-së. Gabim ky tjetër nga ana jonë“, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Feronikelit.

Njoftimin e plotë të Feronikelit mund ta gjeni këtu. /21Media