“Ferronikeli” ndërpret punën

Për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale, fabrika “Ferronikeli” ka ndërprerë përkohësisht punën.
Sipas tyre, çmimi i energjisë është katërfishuar.
“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli L.L.C detyrohet të ndërpresë përkohësisht prodhimin. Katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se vendimi për ndërprerje të prodhimit ka qenë opsioni i vetëm, edhe pas disa muajve të kërkimit të ndihmës nga Qeveria.
Sipas tyre, për disa muaj kjo kompani ka operuar me humbje në pritje të përmirësimit të situatës.
“Duke qenë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për impaktin shumëdimensional që e ka në sektorin e punësimit, prodhimit dhe eksportit, NewCo Ferronikeli për muaj me radhë ka operuar me humbje me shpresën që situata do të përmirësohet”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas tyre, ndërprerja e prodhimit u bë edhe me e pashmangshme pas rritjes së çmimit të energjisë në Evropë.
 

Back to top button