Ndeshja përfundon me rezultat 1:1

Ndeshja përfundon me rezultat 1:1

Derbi i kësaj jave në Supërligën e Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Feronikelit nuk dha fitues.

Ndeshja përfundoi me rezultat prej 1 me 1, transmeton rtv21.tv

Skuadra nga Prishtina e filloi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e 17 të ndeshjes me gol të shënuar nga Jetmir Bekteshi.

Pjesa e dytë e gjeti skuadrën vendase më një lojtarë më pak, pasi që me kartonin e dytë të verë u ndëshkua Bonshjaku në minutën e 57 të ndeshjes. Këtë epërsi të lojtarëve në fushë e shfrytëzoi mirë Feronikeli, që arriti të shënoj në minutën e 65 të ndeshjes, lojtari Mendurim Hoti.

Feronikeli vazhdon të ketë pesë pikë më tepër se Prishtina në krye të tabelës me 49, kundrejt klubit nga kryeqyteti që ka 44 pikë pas 21 xhirove./21Media