Festa e Bajramit, Inspektorati me aksion për verifikimin e çmimeve – paralajmëron masa ndaj shkelësve


Në njoftimin e lëshuar nga MINT thuhet se ky aksion ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi. Përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, duke u siguruar që të drejtat e konsumatorëve respektohen plotësisht dhe se tregu funksionon në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara”, përfundon njoftimi.