Renee, vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës dje mbushi pesë vite jetë. E ëma e saj ia realizoi një festë të veçantë, e menduar mirë deri në detajin e fundit. E ëmbla Renee dukej si nje princeshë e vogël.

Nora ka publikuar fotosesionin nga festa e Renees, të cilat i ka shoqëruar me një dedikim prekës.

“Urime ditlindja dashuria e jetes mamit. Spo m’besohet qe i ke mbushe 5 vjet sot. Faleminderit zot per dhuraten ma t’bukur qe ekziston. Nuk kisha dite me kerku ma shume. My perfect little person”, shkroi ajo krahas fotografive të bukura.

View this post on Instagram

Renee’s 5th birthday ♥️

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Për të festuar ditëlindjen e pestë të Renees, të ftuar kanë qenë familjarët e saj më të afërt.

Një urim të bukur i ka dedikuar edhe Roberti, duke ia rikujtuar se sa e do atë.

“Të të kem ty si vajzë, më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote gjithmonë ndriçon ditën time. Ti ke qenë gjithmonë dashuria e mamit dhe e babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, ka shkruar ai mes tjerash./21Media