Urimi i Osmanit për festën e Pashkëve

Urimi i Osmanit për festën e Pashkëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestanë me rastin e festës së Pashkëve.

“Sot, besimtarët katolikë dhe protestanë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon ringjalljen, shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin, kthimin kah vlerat njerëzore dhe braktisjen përfundimtare të dëshpërimit e të humbjes. Prandaj, në këtë ditë ripërtëritjeje, dua t’ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre protestanë.”, bëhet e ditur në urimin e Osmanit.

Kryeparlamentarja më tutje ka ftuar qytetarët që ta ruajnë besimin dhe të gjejnë shpresë.

“Fatkeqësisht, sivjet ajo e gjen njerëzimin duke u përballur me pandeminë globale Covid 19. Prandaj, i ftoj qytetarët tanë që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore.”, ka shkruar më tutje Osmani./21Media