Festa në shtëpinë e Lyrical Son!
27 Janar 2021
Vajza e vogël e reperit të njohur shqiptar, Lyrical Son, dje ka festuar ditëlindjen e dytë.
Krahas fotografive nga festa e ditëlindjes së Erikës, reperi ka lënë edhe një mbishkrim urimi.
“Urime shpirti i babit. Ishalla je mirë me shëndet e të gjitha të mirat e kësaj bote. T’don babi shumë. #Erika2 #Arifi”, ka shkruar Lyrical Son.
View this post on Instagram
Reperi emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi ka 6 vjet që është i martuar me Gresa Krasniqin. Çifti janë prindër të dy vajzave./21Media