Sot ka festë për moderatoren e njohur kosovare, Merita Sekiraqa-Malushin. Moderatorja, e cila ju shoqëron çdo ditë në mëngjes përmes ekranit të RTV21 sot ka ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes, Merita po merr urime të shumta nga familjarë, shokë e kolegë të shumtë.

E ditën e saj të veçantë, moderatorja e nisi ditën ëmbël. Ajo postoi një imazh të bukur në facebook nga ambientet e RTV21, teksa shihet bukur dhe e qeshur si çdoherë.

Ndryshe, Merita Sekiraqa-Malushi është moderatore e programit të mëngjesit “Për ditë të mbarë”, si dhe autore e emisionit “Edhe unë jam Kosovë”. Ajo është e martuar me Blerdi Malushin dhe janë prindër të vogëlushes së quajtur Nina./21Media