Kreatorja e njohur, Blerina Kllokoqi- Rugova ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar motrën e saj me rastin e ditëlindjes. Blerina ka zgjedhur fjalët më të mira për Blertën teksa, e ka falënderuar atë që ka qenë përkrahja më e madhe për të.

“Dikush e faleminderon zotin per te mirat, dikush e faleminderon familjen, Nanen, Baben, dikush Msusen, dikush Burrin … etj etj . E une te Faleminderoj ty qe ke qene edhe je perkrahja ma e madhe e jem. Une jan ketu ku jam per shkak te Kembengulsise tende qe une mu bo kjo qe jam… E sot ne diten tande te veçant une du me ta urur ndryshe… Te dua qishtu qysh je (pak e veshtire, pak e … pak nervoz… pak e rrebaft) ama je ti. Edhe 100 tjera”, ka shkruar Blerina.

Blerta është nusja e dytë e familjes Rugova. Ajo është e martuar me Ukën, djalin e dytë të presidentit historik Ibrahim Rugova. Blerta dhe Uka kanë tre fëmijë, dy vajza, Ana Sofia dhe Liza Beta dhe një djalë, Leka./21Media