Sot ka festë në shtëpinë kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Kjo pasi që, djali i tij Gjini feston ditëlindjen e 17-të, shkruan rtv21.tv

Ramushi është ai i cili me anë të një fotografie të publikuar në Facebook ka uruar Gjinin, duke e shpreh dashurinë e saj të madhe për djalin.

“Ishe gëzimi i parë për ne!  Urime ditëlindja Gjin. Fati i mbarë të përcjelltë tërë jetën”, ka shkruar Haradinaj poshtë fotografisë së publikuar në Facebook.

Ramushi dhe Anita janë të martuar prej vitesh, nga martesa e tyre, çifti së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë. /21Media