Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani rrjetet sociale përveç punës i përdorë edhe për t’i  uruar  më të dashurit e saj për ditët e rëndësishme.

Me postimin e fundit ajo i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj Riolës, duke i bërë një dedikim emocionues, shkruan rtv21.tv.

“E bukura ime Ola. Kur ke ardhur në jetë, kur të kam mbajtur për herë të parë në duar, jam ndier si një mbretëreshë që mban princeshën e saj. Sa ishe fëmijë, krahët e tu kanë qenë gjerdani më i mrekullueshëm dhe unik rreth qafës sime. Tani që je rritur, tani që të kam edhe bijë, edhe shoqe, je dielli që më ngroh shpirtin, je yll që më ndriçon netët. Jetofsh gjatë Ola! Të pafsha lartë e me larte, sukses mbas suksesi, më të lumtur se vetja ime”, ka shkruar Remzia në Instagram.

Kujtojmë që, Remzie Osmani është e martuar prej vitesh me Halil Hamzajn dhe kanë së bashku dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media