Sot në familjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit ka festë. Bashkëshortja e Veselit, Violeta sot ka ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes, Veseli ka shkruar se me Violetën është njohur në ditët e para të lirisë.

“Një bekim i madh për mua, që ma kujton rëndësinë e dashurisë dhe përgjegjësisë për familjen. Urime ditëlindjen, e dashur.”, ka shkruar Veseli në facebook, me ç’rast ka bashkangjitur edhe një imazh me bashkëshorten.

Kadri Veseli dhe Violeta janë prindër të katër fëmijëve./21Media