Në familjen legjendare Jashari, sot ishte ditë feste, pasi që djali i vogël i Bekmit, Blerimi feston ditëlindjen e 10.

Me këtë rast Bekimi përmes rrjetit social Facebook ka uruar djalin me fjalët më të mira, teksa ka shkruar se Blerimi çdo ditë po ua kujton vëllaun që ra bashkë me familjen, që bashkëmoshatarët e tij dhe gjeneratat e reja të rriten të lirë duke gëzuar Lirinë e Kosovës.

“Sugari im Blerimi, që me krenari mbanë emrin e vëllait tim të vogël, sugarit të babushit tim, sot mbushë 10 vite. Blerimi po rritet, duke na e kujtuar vëllaun që ra bashkë me familjen, që bashkëmoshatarët e tij dhe gjeneratat e reja të rriten të lirë duke gëzuar Lirinë e Kosovës. Unë dhe familja sugarit tonë Blerimit, i urojmë ditëlindjen e 10-të, duke i dëshiruar jetë të gjatë, bashkë me ne, me shëndet e gëzime tërë jetën. Gëzuar Blerim, u gëzofsh tërë jetën, ashtu siç po na gëzon neve çdo ditë!”, ka shkruar Bekimi në Facebook./21Media