Sot në ministrinë e Kulturës pati festë. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e befasoi zv. ministrin Halil Matoshin.

Dumoshi i bëri një befasi të këndshme për Matoshin, i cili të shtunën i mbushi 59 vjet, shkruan rtv21.tv

E para e Kulturës me kabinet i organizoi një festë të bukur Matoshit, në ambientet e ministrisë.

Pamje të ahengut Matoshi publikoi në facebook, me ç’rast shprehu falënderim ndaj ministres Dumoshi, kabinetit të saj dhe stafit të tij.

“Një befasi e këndshme me një urim të ngrohtë për ditëlindjen time nga Ministresha Vlora Dumoshi dhe kabineti i saj, sëbashku me stafin tim…Falemnderit të gjithëve për kujdesin!”, shkroi Matoshi në facebook./21Media