Këngëtarja Diona Fona shënon datë të veçantë. Artistja sot feston ditëlindjen e 22-të, shkruan rtv21.tv

Në ditën e saj të shënuar, Diona mori urime të shumta nga më të dashurit e saj.

Në 22 vjetorin e lindjes, artistja në instagram publikoi tri imazhe mjaft tërheqëse, në të cilat po merr pëlqime dhe komente të shumta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diona Fona (@dionafona)

 

Diona Fona është këngëtare dhe autore e njohur këngësh, e cila është lindur më 9 shkurt të vitit 1999.  Ajo është lindur dhe rritur në Britani të Madhe, por aspak nuk e ka lënë anash gjuhën shqipe. Diona është këngëtare e re, e cila fillimisht është njohur për “cover-a” të hiteve të mëdha botërore, me ç’rast ka vënë në pah kualitetet e saj vokale.

Disa nga hitet e Diona Fonës janë: “Havera”, “Shootah”, “Shy”, “Veç fjalë”, “Katalea”, etj. Ndërsa, projekti i fundit i artistes është “Xhani”, i publikuar më 18 tetor 2020./21Media