Festë për Distria Krasniqin sonte në Prishtinë

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së Komunës së Prishtinës, do të organizojnë festë për nder të fitores së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike në Tokio.
Festa do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në orën  20:00.
“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button