Janë mbi 50 filma nga regjisorë të 38 vende të ndryshme të cilët do të shfaqen në edicionin e 32-të të festivalit të filmit në Triestë të Italisë.

Në garën për filmin më të mirë janë edhe dy nga regjisorë kosovarë.

Ata janë: filmi i regjisores More Raça i titulluar “Galaktika e Andromedës” dhe filmi “Exil” me regji të Visar Morinës.

Në filmin Galaktika e Andromedës, personazhi Shpëtimi jeton i vetëm me vajzën e tij.

Filmi Exil, në edicionin e 93-të të çmimeve Akademike ishte konkurrent për çmim në kategorinë për filmin më të mirë të huaj.

Sa i përket fstivalit të filmit në Triestë, ky edicion ishte planifikuar që ti dedikohej 30-të vjetorit të Luftrave në Ballkan (1991-2021), projekt ky në të cilin u punua me vite, kanë sqaruar përgjegjësit e festivalit. Por për shkak të pandemisë u desh të shtyhet edhe ky projekt.

Edicionin e 32-të të kësaj ngjarjeje do ta hapë filmi fitues i çmimit Palma e Artë, i vitit 1995, i titulluar “Underground”.

Festivali i filmit në Triestë do të mbahet deri më 30 janar 2021, ndërkaq do të prezantohet online përmes platformës MyMovies./21Media