Për shkak të  koronavirusit

Për shkak të  koronavirusit

Festivali i filmit në Kanë nuk do të zhvillohet “në formën e tij origjinale” këtë vit, për shkak të pandemisë koronavirus.

Organizatorët fillimisht e shtynë festivalin muajin e kaluar, duke thënë se ata do të synojnë ta organizojnë atë në qershor ose korrik të këtij viti.

Por në një deklaratë të azhurnuar, ata thanë se plani tani nuk kishte mundësi të realizohej pasi Franca zgjati masat e saj të mbylljes këtë javë.

Ata nuk sqaruan se cilat mund të jenë alternativat, por thanë se shpresojnë t’i tregojnë së shpejti

Festivali prestigjoz fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në jug të Francës nga 12 deri në 23 maj, përcjell portali rtv21.tv

Kur festivali u shty për herë të parë, presidenti i tij, Pierre Lescure, tha se ishte optimist që festivali do të mbahej këtë vit
Lescure i tha gazetës Le Figaro në atë kohë që ai besonte se kulmi i epidemisë do të “arrihet në fund të marsit dhe se do të marrim frymë pak më mirë në prill”.

Por të hënën, Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se bllokimi i vendit do të zgjatej deri më 11 maj, dhe se ngjarjet publike nuk mund të mbaheshin deri në mes të korrikut.

Në deklaratën e tyre të fundit, organizatorët e festivalit thanë: “Pas deklaratës së presidentit francez … ne pranuam që shtyrja edicionit të 73-të të Festivalit të Kanës, fillimisht e konsideruar për fund të qershorit deri në fillim të korrikut, nuk është më një mundësi.”E vështirë të supozohet se Festivali i Kanës mund të mbahet këtë vit në formën e tij origjinale.”

Organizatorët shtuan se ata kishin filluar diskutimet me profesionistë të industrisë së filmit.

“Ata pajtohen që Festivali i Kanës një shtyllë thelbësore për industrinë e filmit, duhet të eksplorojë të gjitha paparashikimet … duke e bërë Cannes 2020 real, në  mënyrë tjetër.”

Ata shtuan: “Shpresojmë që të jemi në gjendje të komunikojmë menjëherë në lidhje me format që do të marrë kjo Kanë 2020”.

Po ashtu të mërkurën, u konfirmua se tre nga ngjarjet paralele që tradicionalisht zhvillohen përkrah festivalit kryesor në Kanë ishin anuluar./21Media