Festivali i filmit në Venecia 2022, sonte bëhet hapja zyrtare

Sonte bëhet hapja zyrtare e njërit prej festivaleve prestigjioz dedikuar filmit në botë, ai i Venecias.
Festivali “Venecia International Film Festival 2022”, do të hapet me filmin e prodhuesit amerikan të filmave Noah Baumnach, të titulluar White Noise. Ai është njëri prej disa filmave të Netflix konkurrent për çmimin kryesor atje, për Luanin e Artë.
Në filmin “White Noise” me rol paraqitet aktori Adam Driver, në rolin e një profesori dedikuar studimeve rreth Hitlerit.
Veç këtij filmi, në Venecia në javën e dytë do të shfaqet premierë edhe filmi biografik “Blonde”, po ashtu nga Netflix, që i dedikohet jetës së ikonës së ndjerë Marilyn Monroe. Edhe ky film është në garën për çmimin kryesor. Rolin e Monroe e luan Ana de Armas.
Në total në garën për Luanin e Artë janë 23 filma.
Festivali i filmit në Venecia të Italisë është njëri prej më të vjetërve në botë. Ai organizohet çdo vit në ishullin Lido. Njihet për fushata për promovim të filmave që do të marrin pjesë më vonë në ceremoninë e çmimeve Akademike.
Tetë nga 10 Oskarët e fundit të ndarë në kategorinë për Regjisorin më të mirë, janë nga ata që janë vlerësuar për punën e tyre në Venecia, përfshirë këtu Jane Campion, e cila ka realizuar filmin “The Power of the Dog”.
Në ngjarjen e sivjetme në Venecia, aktorja franceze Ketrin Denev do të nderohet me çmimin për Veprën Jetësore. Në krye të jurisë së vlerësuesve është aktorja amerikane Julianne Moore.
Nikoqire e festivalit është aktorja Rocio Munoz Morales./21Media

Back to top button