“In the Heights” titullohet filmi i cili do të hapë fesivalin e sivjetmë dedikuar filmit “Tribeca Film Festival”.

Nata hapëse e këtij festivali do të bëhet me 9 qershor në teatrin United Palace në Washington Heights. Për herë të parë, ky film do të shfaqet njëkohësisht në pesë vendngjarje.

Regjinë e filmit In the Heights, që është dramë-mjuzikel e ka bërë Jon M. Chu. Ngjarja në të përqendrohet në pronarin e një qilari të verës, me emrin Usnavi, rolin e të cilit e luan Anthony Ramos.
Në film po ashtu luajnë edhe: Mellissa Barrera, Corey Hawkins dhe Leslie Grace. Bashkëthemeluesja e festivalit Tribeca ,Jane Rosenthal ka quajtur këtë film “Tregimi që paraqet New Yorkun në mënyrën më të përkryer”.

Festivali i sivjetmë Tribeca do të mbahet prej 9-20 qershor 2021, dhe sipas përgjegjësve të tij, do të mbahet me pjesëmarrje fizike. Për këtë, organzatorët kanë filluar të marrin masa për mbrojtje nga COVID-19./21Media