Në Singapor kanë nisur festimet “Festivali i shpitrave të uritur”, por këtë herë për shkak të pandemisë, shfaqja po zhvillohet në një studio dhe transmetohet në internet.

Besohet se në këtë periudhë që përkon me muajin e shtatë të kalendarit hënor kinez, shpirtrat e të vdekurve kthehen në tokë. Koncertet, të destinuara tradicionalisht për “kthimin e shpirtrave”, në të kaluarën kanë grumbulluar një audiencë të gjerë, ndërsa këti vit interpetuesit e pranojnë se atmosfera është e zymtë, për shkak të mungesës së publikut.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer. Çdo vit është e njëjta ndjenjë – kur vjen Festa e shpirtrave së uritur, (të gjithë) janë shumë të lumtur. Por këtë vit ndihet paksa bosh. Nuk ka asnjë atmosferë të veçantë”, tha Sam Loo, një interpretues me përvojë 37 vjeçare.

Para pandemisë, gjatë festivalit vendoseshin tenda të mëdha në vende të hapura në zona me strehim social, qendra komunitare dhe në Chinatown, dhe organizoheshin darka gustatori, shfaqje kulturore apo ankande. Mungesa e tyre ndihet këtë vit, ndaj adhuruesit shfaqjes shpresojnë që perfomancat të kthehen së shpejti në skenën live.

“Unë shpresoj që vitin e ardhshëm, gjërat të mund të kthehen në normalitet, kështu që ne mund të shohim performancën e drejtpërdrejtë (getai) në skenë, dhe të shijojmë bankete të mëdha. Kjo do të ishte me të vërtetë e bukur. Shpresoj që kjo pandemi të përfundojë shpejt”, tha Chua Chee Meng, i cili e ka ndjekur festivalin përmes internetit.

Transmetimet e drejtpërdrejta, të ashtuquajtura ‘getai’ i kanë mbajtur interpretuesit në qendër të vëmendjes në një kohë kur anulohen kaq shumë ngjarje të tjera argëtuese. Ky festival i pazakontë tërheq çdo vit me mijëra vizitorë në Singapor./oranews